Beqa: Nuk është në natyrën time të sulmojë, por as nuk do të lejojë të më sulmojnë

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike, Hajdar Beqa, ka shpalosur detaje të tjera nga përleshja në Kuvend.

Ai ka thënë se ka qenë rrugës për të dalë jashtë, kur deputeti i VV-së ka shkuar prapa dhe e ka tërhjekur atë.

“Unë nuk i kam shku zotit Muzaqi. Ai më ka thënë ‘dil jashtë’, kur nuk ka të drejtë. Fizikisht më ka tërhjekur për setër. Unë kam mendu që është ndonjë roje e ndonjë ministri, me gjithë respektin për rojet e ministrave. Nuk është në natyrën time të sulmojë, por as nuk do të lejojë të më sulmojë askush”, tha ndër të tjera Beqa në Frontal.

Të ngjashme