Beqa: PDK-ja ka programin e rimëkëmbjes të cilin s’e patën dy qeveritë e kaluara

Gjakovë | 04 Shk 2021 | 17:00 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë dhe kandidati për deputet, Hajdar Beqa në hapjen e fushatës në këtë komunë ka thënë se ky qytet ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se ky qytet përbëhet nga njerëz të dijes e kulturës, ndërsa më së miri i përshtatet platforma e PDK-së.

“Gjakova ka njerëz shumë të mirë dhe ka kontribuar për lirinë që kemi sot dhe i ka dy komponentë, përbëhet  prej njerëzve të dijës që përfaqësojnë kulturën,arsimin shkencën Më së miri i bie tamam Gjakovës platforma e Partisë  Demokratike e Kosovës”, tha ai.

Beqa theksoi se PDK-ja ka planin e rimëkëmbjes.

“Ne e kemi programin e rimëkëmbjes dhe dy qeveritë qe i patën, nuk patën ide për rimëkëmbje, i’u deshën 5 muaj ditë mirëpo ata shkuan dhe i mbajmë mend për shkelje kushtetuese” theksoi tutje Beqa.

Të ngjashme