Beqa: Shqiptarëve të Luginës t’iu jepet shtetësia e Kosovës

Prishtinë | 04 Gus 2016 | 13:40 | Nga

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar ndryshimin e ligjit për fitim të shtetësisë në mënyrë që sipas tij  shumë qytetareve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës t’iu lehtësohet procedura për të fituar shtetësinë e Kosovës.

“Sot do ta ngriti një çështje, e cila është shqetësim i shumë qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Menvegjës të cilët jetojnë nga viti 2001 në Republikën e Kosovës si pasoj e gjendjes ekonomik dhe presionit  intensiv policor dhe ushtarak nga pushteti Serb.

Nga ky presion  ju është imponuar të jetojnë në Republikën e Kosovës, duke braktisur vendlindjen e tyre. Ata në Kosovë për shkak të mos paraqitjes me kohë në institucionet gjegjëse nuk kanë arrit të pajisen me dokumente identifikim, të cilët duhet të gëzojnë të drejtën e dyshtetësisë, e cila në vazhdimësi po i pengon në integrim dhe në jetësimin e të drejtave te tyre elementare” ka thënë deputeti Beqa në Kuvendin e Kosovës. Ai më tej ka propozuar Kuvendit ndryshimin e Ligji Nr.04/L-215 e rregullon formën se si fitohet shtetësia.

“Propozoj të iniciohet Plotësim ndryshimi i këtij ligji dhe të parashihet mënyra e fitimit të shtetësisë së Kosovës nga këta shtetas të Kosovës Lindore të cilët e dëshmojë qëndrimin e tyre ne Republikën e Kosovës pas vitit 1999.  Si dëshmi për banimin e tyre në Republikën e Kosovës mund të merren parasysh regjistra nga shpërngulja e tyre, përmes certifikatave te vendbanimeve, dëshmitareve nga lagjja ku jetojnë, regjistrimin e fëmijëve në shkolla apo përfundimin e shkollës fillore, të mesme apo fakultetin në njërën nga Institucionet e Arsimit ne Republikën e Kosovës, blerjen e pronës si dhe dëshmi tjera të cilat vërteton  vendqëndrimin e tyre ne Republikën e Kosovës.

Kjo e drejt e tyre duhet që të ju mundësohet sepse defakto të gjithë këta shtetas nga këto treva i plotësojnë kushtet për të fituar shtetësinë e Kosovës sepse jetojnë mbi 15 vite në Republikën e Kosovës. Fakti se këta qytetar nuk posedojnë Shtetësinë e Kosovës  ju pengon vazhdimisht në qarkullimin e tyre, punësimin, shkollimin marrjen e bursave dhe zhvillimin e një jete normale në shoqërinë tonë. Krejt në fund te ju ndihmojmë këtyre qytetareve në integrimin e tyre, deri të vijnë ditë me të mira për ta në trojet e tyre” ka thënë deputeti Beqa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme