Beqa: Zgjedhja e presidentes – “alla aksham – pazari”

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka komentuar përmes një postimi në Facebook zgjedhjen tashmë të Presidentes Vjosa Osmani, duke e cilësuar këtë rrugë të zgjedhjes së Presidentit, si rrugë me plot pazare, shantazhe, kërcënime e shitblerje votash.

“Rruga për ta bërë vendin me President ishte me plotë prapaskena pazaresh, shantazhesh, kërcënimesh dhe shitblerje votash të stilit alla aksham – pazari”, thuhet në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Rruga për t’a bërë vendin me President ishte me plotë prapaskena pazaresh, shantazhesh, kërcënimesh dhe shitblerje votash të stilit alla aksham – pazari!
Kryeministri Kurti, përmes sekserëve të tij arriti qe t’i blejë 4 deputetë me qëllim të grabitjes dhe përvetësimit të pushtetit, si dhe ndryshimit të këtij sistemi nga ai pluralist në PUSHTET AUTORITAR!
Republika e Kosovës, me sistem demokratik parlamentar e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve, si dhe kontrollit e balancimit në mes tyre, nga mbrëmë kaloj në duart e një individi.
Presidentja e zgjedhur ashtu siç edhe e ka pranuar vetë është nje personalitet i manipulueshëm, e këtë jo stabilitet të karakterit të saj kush me mirë se Albin Kurti do ta shfrytëzoj, gjë kjo e parë edhe ne veprimet e saj gjatë periudhës sa ishte ushtruese e detyrës se Presidentes.
Andaj kalimi i të gjithë pushtetit DE FACTO ne duart e një njeriu me premisa konceptuale autoritare, është shumë i rrezikshëm për sistemin pluralist dhe demokratik të vendit tonë.
Parti Demokratike e Kosovës, si opozitë e fuqishme do të jetë çdo herë ne mbrojtje të interesave të qytetarëve, në mbrojtje të demokracisë dhe rendit tonë kushtetues demokratik.
Do të jetë gardiane ndaj çdo tendece të këtij pushteti për të rrënuar këtë rend te ndërtuar mbi gjakun e brezave të shumtë qe ranë për të jetuar secili nga NE ne këtë vend, pa frikë dhe i lirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme