Beqaj: Haradinaj personi më i përshtatshëm për Serbinë për të bërë kompromise

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 20:36 | Nga

Analisti Behlul Beqaj, duke folur për të nominuarit për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Ramush Haradinaj, respektivisht Albin Kurti, ka theksuar se Haradinaj është personi më i përshtatshëm për Serbinë për të bërë kompromise.

Ai në emisionin “Info Box”, ka thënë se “me cilin kualitet ne mund të admirojmë tipin e Ramush Haradinajt”.

“Fakti se Haradinaj me këto mënyra e braktisi konceptin kundër PDK-së, dhe faktin se e bëri koalicionin me partinë që ishte këmbëngulëse që të kaloj demarkacioni, flet se një personalitet i tillë është i gatshëm për të bërë kompromise, të cilat janë të dmëshme për Kosovësn”, ka shtuar ai.
Beqaj ka thënë se nëse dikush mund ta bëjë kompormise në dëm të Kosovës, njeriu më i përshtatshëm për Serbinë sipas tij, është Ramush Harafinaj dhe jo Albin Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme