Beqaj në Pejë takon mësimdhënësit, premton laboratore, digjitalizim e salla sportive

Pejë | 04 Tet 2017 | 19:30 | Nga

Në vazhdën e fushatës zgjedhore, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, sëbashku me kandidaten për kryetare të komunës së Pejës, Sabiha Shala, ka takuar mësimdhënësit e kësaj komune, me të cilët kanë diskutur për sfidat në këtë sektor me rëndësi.

Beqaj tha se gjatë mandatit të Sabiha Shala, do të punohet në përmirësimin e infrastrukturës fizike të shkollave, paisjen me laboratore, digjitalizim dhe salla sportive, transmeton EkonomiaOnline.

Ndërsa premtoi gjithashtu ndërtimin e çerdheve, duke stimuluar indirekt punësimin e grave.

“Platforma ForcaeNdyshimit inicion programe profesionale, trajnime dhe certifikime për sektorët me prioritet. Bashkëpunim me komunitetin e biznesit për profilizimin lokal të programeve profesionale bazuar në karakteristikat locale”, tha Beqaj.

Të ngjashme