Beqaj pret në takim një delegacion nga Kroacia, bisedojnë për krijimin e lidhjeve tregtare

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 09:13 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka pritur një delegacion nga Kroacia i kryesuar nga Zeljko Kolar, kryetar i Qarkut Krapina-Zagorje, raporton Ekonomia Online.

Në takim ka marrë pjesë ambasadorja e Kroacisë, Marija Kapitanoviç.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe njëherësh u dakorduan për shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës sa i përket fondeve të BE-së, si dhe krijimin e lidhjeve më të ngushta tregtare, në veçanti pas hapjes së zyrës së World Business Angels Forum për Kroaci në Qarkun Krapina-Zagorje.

“Bashkëpunimi Kosovë-Kroaci do të vazhdoj edhe në të ardhmen me projekte konkrete në sektorin e digjitalizimit, prodhimeve ushqimore, metale dhe turizmit. Gjatë qëndrimit në Kosovë delegacioni do të ketë takime, vizita në komunitetin e inovacionit dhe ndërmarrësisë, si de promovim të vendit”, ka shkruar Beqaj.

Më pas Beqaj do të takohet me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini si dhe do ta vizitojë “Jakova Innovation Center”.

Të ngjashme