Beqaj: Rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit, pasojë e zhgënjimit

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Politologu Belul Beqaj ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit më shumë është pasojë e zhgënjimit në politikën e ‘komandantëve të luftës’ që kanë qeverisur kohë pas kohe edhe me zyrtarët e ‘rezistencës paqësore politike’ sesa e besimit në koalicionin e ardhshëm.

Megjithatë, ai ka thënë se është ndryshim i vogël që ka krijuar shpresën e madhe.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Beqaj ka deklaruar se Kosova ka nevojë për një qeveri të ndershme.

Sipas tij, kësaj qeverie do t’i falej çdo gjë përpos nëse sillet sikur qeveritë e mëparshme.

Beqaj shpreson se qeveria Kurti do të jetë e ndershme, kompetente dhe e krijuar në sajë të meritokracisë profesionale.

Por, sipas tij, problemi i parë do të jetë konsolidimi i suksesshëm i kabinetit qeveritar.

Të ngjashme