Beqiri flet për takimin e Teuta Rugovës me Haradinajn

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 15:17 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri, ka folur për takimin e bashkëpartiakes së tij Teuta Rugova me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, raporton Ekonomia Online.

Beqiri ka theksuar se deputetja Teuta Rugova është e moshës madhore dhe ka dhënë qëndrimin e saj.

“Teuta është e moshës madhore e ka thënë qëndrimin e saj dhe publikisht e ka thënë kështu që do të ishte shumë spekuluese dhe paragjykuese që të flas në emër të Teuta Rugovës”, ka thënë Beqiri pas regjistrimit si deputet i Kuvendit.

Ai ka theksuar se seanca konstituive është caktuar dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë.

“Unë nuk jam parashikues dhe s’dua ta marr atë rol, se çfarë do të ndodhë dhe ne do të jemi në seancë, pikat e rendit janë të përcaktuara, qëndrimet e partive politike dhe koalicioneve janë të përcaktuara ose të thëna kështu që mbetet të shihet. Ne si LDK e kemi thënë qëndrimin tonë dhe nuk dua të them me shumë se ajo që është thënë”, ka thënë beqiri.

“Nuk mund të flas për të tjerët në kuptimin se çfarë thonë. Ne kemi pasur dy takime të grupit parlamentar LDK-së AKR-së dhe Alternativës dhe ky qëndrim është thënë në takime të tilla, kështu që çfarë kanë thënë me vonë ose çfarë do të bëjnë unë nuk dua të merrem me këtë”, ka thënë Beqiri.

Lexo më shumë:

Të ngjashme