Beqiri: Koalicioni PDK-AAK-NISMA i interesit, i yni parimor

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 10:22 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë për Ekonomia Online se koalicioni PDK-AAK-NISMA, ka qenë i pritshëm, duke thënë “kur është në pyetje pushteti këto parti i harrojnë të gjitha”.

“Për ne është e rëndësishme koalicioni që ne e kem lidh kemi bërë një koalicion mjaft parimor i cili është edhe koalicion i përputhjes së programeve edhe i mundësive për qytetarët tonë. Ndërkaq për koalicionin tjetër nuk do të doja fare me komentua sepse ai koalicion të them në një mënyrë ka qenë i pritshëm pavarësisht zhurmës madhe dhe fjalëve të mëdha, sulmeve njëri kundër tjetrit por u pa qartë se kur është në pyetje pushteti i harrojnë të gjitha”, ka thënë ai.

Beqiri e ka pranuar se në vendin tonë mund të ndodhë gjithçka dhe se për pushtet partitë politike i shkelin të gjitha parimet.
“Çdo gjë te ne është e mundshme edhe atje ku duket e pamundshme edhe mes partnerëve potencialë që për shumë çka sipas tyre nuk përputhen por kjo mbrëmë që ndodhi u pa qe kur është në pyetje interesi, pushteti unë jam i vetëdijshëm qe çdo subjekt politik lufton për të marrë pushtetin, por disa megjithatë nuk zgjedhin mjete, nuk zgjedhin kundërshtarë për ta bërë këtë”, ka thënë Beqiri.

Beqiri madje shprehet i bindur se ky “skenar” i tri partive që tashmë kanë hyrë në koalicionin parazgjedhor, ka qenë i përgatitur më herët dhe se për këtë PDK-ja edhe e ka mbështetur mocionin e opozitës.

“Këtu nuk duhet me thënë asnjë fjalë përpos asaj që është shumë e qartë çdo gjë që ka ndodhë shihet që ka qenë e koordinuar, këtu nuk duhet me thënë kushtimisht i mençëm për ta ditur këtë sepse që nga të them kohëve të fundit mos funksionimi i punës qe duhet në Kuvend e pastaj mocioni mënyra si është bërë ka qenë shumë e çartë se ai mocion s’do të kalonte me vota të opozitës, prandaj dihet si është bërë, kush e ka bërë dhe si ndodhi në fund dhe rezultati i kësaj është kjo që ndodhi mbrëmë”, ka thënë ai.

Koalicioni parazgjedhor PDK-LDK-AAK, u arrit mbrëmë, ndërsa Ramush Haradinaj është dominuar për kryeministër.

Gjatë ditës së djeshme edhe LDK-ja arriti marrëveshje për koalicion parazgjedhor me AKR-në, Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi.

Të ngjashme