Beqiri: LDK-ja do të ngritët si një Feniks

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Ismet Beqiri tha se Lidhja Demokratike e Kosovës do të punojë që dështimet t’i kthej në sukses.

“Në mënyrë që të ngritet përsëri nga hiri i tij, Feniksi së pari duhet të digjet. Lidhja Demokratike do të punoj fort që rënien, thyerjen e dështimin ta kthej në forcë, punë e sukses”, ka shkruar Beqiri.

Tutje, ai tha se LDK do të ngritët sërish në vendin që i takon, si partia kryesore dhe më serioze në vend.

“Ju falënderoj të gjithëve ju që shpresën e shihni ende tek ne, dhe ky besim i juaji zotohem se do shndërrohet në punë e vullnet për të ardhmen e ndritur të LDK-së e gjithë Kosovës. Kjo është një shans e re, që të ngritemi si Feniks”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme