Beqiri: LDK-ja mbështet Projektligjin për Ushtrinë

Prishtinë | 08 Mar 2017 | 11:06 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se mbështesin projektligjin për Ushtrinë, i cili ka mbështetjen edhe të faktorit ndërkombëtar, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se do të donin që ky proces të bëhet me ndryshime kushtetuese.

“Ne mbështesim transformimin dhe kush do që e thotë të kundërtën për deputetët tanë është e pavërtetë, por duke besuar që do të kemi përkrahjen e partnerëve strategjik”, ka thënë Beqiri.

I pyetur nëse do të votojnë këtë projektligj në rast se ka vërejtje nga partneret strategjik si ShBA apo NATO, Beqiri ka thënë se nëse ky projektligj do të vije në Kuvend do ta votojnë.

Por, ai ka shprehur bindjen se kjo çështje është sqaruar nga Presidenti me miqtë ndërkombëtarë.

Të ngjashme