Beqiri: Lista Serbe nuk mund të na shantazhojë

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 10:43 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka thënë se Lista Serbe nuk mund të bëjë shantazhe për të rrezikuar koalicionin qeverisës dhe t’iu imponojë zgjidhje..

“Sa i përket koalicionit, duhet të mësohemi se Lista Serbe nuk mund të shantazhojë dhe nuk mund të kërcënojë dhe imponojë zgjidhjet tona që janë ligjore”.

“Ne kemi pasur këtë obligim të cilin e kemi kryer, nuk kemi ndonjë paralajmërim se ata do ta bojkotojnë. Kjo nuk mendoj se do ta rrezikojë koalicionin, për të funksionuar Parlamenti dhe Qeveria ka numër të mjaftueshëm të votave. Ata duhet të mësohen që me kërcënime nuk mund të bëjnë asgjë…”, ka thënë Beqiri, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, duke folur për Ligjin për Trepçën, ai ka thënë se me miratimin e këtij ligji, është bërë një punë e mirë dhe është realizuar një premtim i dhënë i Qeverisë për ata punëtorë që simbolizojnë gjithçka për Kosovën.

“Mos votimi i këtij ligji i një partie politike ka qenë shumë e gabueshme…”, ka thënë Beqiri.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme