Beqiri: Na duhet edhe 4 vota për shkarkimin e Thaçit

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 23:36 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mund të shakrkohet si president i Kosovës nga Kuvendi, beson opozita.

Nismën për shkarkimin e Thaçit me mocion, e ka bërë të ditur Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri.

Ai ka deklaruar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se opozitës aktualisht i duhen vetëm edhe katër vota për ta arritur qëllimin e saj.

Ai ka bërë të ditur se opozita është në bisedime me disa deputetë të koalicionit qeverisës të vendit, për të siguruar votën e tyre për mocionin kundër Thaçit.

Ai është shprehur optimist se deputetët e shumicës do të votojnë pro shkarkimit të Thaçit.

Të ngjashme