Beqiri: Opozita s’ka fuqi ta rrëzojë Qeverinë

Prishtinë | 05 Maj 2017 | 15:10 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se mocioni i opozitës është legjitim, porse nuk qëndrojnë faktet për çfarë është thirrur ky mocion, raporton Ekonomia Online.

“Ato që thuhen në mocion nuk qëndrojnë pothuajse asnjëra. Shkruhen dhe thuhen gjëra që s’kanë të bëjnë me këtë qeveri por sidoqoftë opozita e ka këtë të drejtë. Kemi pas vështirësi të mëdha në udhëheqjen e Isa Mustaqes por pavarësisht kësaj kemi pasur zhvillime më të mëdha në Kosovë dhe këtë se ka thënë Isa Mustafa”, ka thënë ai.

Ai shpreson se opozita nuk do ta ketë fuqinë për ta rrëzuar Qeverinë e udhëhequr nga shefi i tij.

“Dihet fuqia e votës së opozitës ndërsa të tjerat ne me partnerin e koalicionit jemi në diskutim”, tha ai.

E për nënshkrimin e disa deputetëve të PDK ka thënë se është partneri që merr qëndrime se çka në seancën e mosbesimit.

“Dua të them një fakt dhe nuk po dua të paragjykoj por që mund të them se në marrëveshjen që ne e kemi thuhet se çdo të përkrahim asnjë mocion që ka të bëjë me qeverinë”, ka thënë ai.

Sipas tij një parti serioze nuk e ndien veten të rrezikuar.

Të ngjashme