Beqiri porosi për koalicionin PAN: Ikni se na bëtë horë

Prishtinë | 17 Gus 2019 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, duke komentuar reagimet e miqve ndërkombëtar për krimin e organizuar, korrupsionin dhe nepotizmin, është shprehur i habitur se si pastaj reagojnë siç ka thënë ai kreatorët e këtyre të këqijave.

Beqiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe hajn shtetëror, i korruptuar, pjesë e krimit të organizuar, nepotist, edhe patriotë, pushtetar i mirë, udhëheqës i mirë, këto nuk shkojnë bashkë.

Postimi i plotë i Beqirit:

“Këto ditë dhe jo vetëm këto ditë, kemi një reagim të fuqishëm të miqëve tonë amerikan, britanik, gjerman për krimin e organizuar, korrupsionin, mungesën e sundimit të ligjit, nepotizmin.

E dalin “reagojnë” ata që janë kreator të këtyre të këqijave, edhe me votën e tyre, me veprimin apo mos veprimin e tyre, ata që padyshim janë ndihmesë e fortë e këtyre dëmeve të mëdha që po i bëhen shtetit dhe qytetarëve tonë.

Vërtetë e habitshme, si kanë guxim dhe ftyrë!!!

E për koalicionin PAN-ist nuk do shumë koment, veq mirëqeverisja ka munguar.

Po shpresojmë që qytetarët më nuk do t’iu besojnë këtyre “lotëve të krokodilit”

Ikni se na bëtë horë para qytetarëve dhe miqëve tonë.

Nuk ka shtet të mirëfilltë dhe mirëqenie të qytetarëve, pa sundim të ligjit, pa shtet ligjor.

Edhe hajn shtetëror, i korruptuar, pjesë e krimit të organizuar, nepotist, edhe patriotë, pushtetar i mirë, udhëheqës i mirë, këto nuk shkojnë bashkë, është vetëm një e vërtetë e jo dy.

Kosova është e vogël, secili e din për secilin, ku ka qenë e kush ka qenë dhe ku ka mbërri? Disa asesi me burrni dhe ndershmëri, por me hajni dhe paligjshmëri.

Është koha e fundit të dënohen, me votë dhe para drejtësisë, pavarësisht emrit dhe “fuqisë“ së tyre.

Veq shteti ligjor na nxjerr nga kjo katandisje e thellë”, ka shkruar Beqiri. 

Të ngjashme