Beqiri: Presidenti Rugova mbetet frymëzim për LDK-në

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 10:26 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), anëtarët e Kryesisë së LDK-së, kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka theksuar se presidenti Rugova “ka qenë dhe mbetet frymëzim për LDK-në”.

“Jemi këtu për të bërë homazhe në 27-vjetorin e themelimit të LDK-së. Jemi me pesë degë të LDK-së duke përfshi edhe Forumin e Gruas. Ibrahim Rugova ka qenë dhe mbetet frymëzim për LDK-në”, ka thënë ai.

Pjesë e homazheve ishin edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, dhe ai i Lipjanit, Imri Ahmeti, si dhe anëtarë tjerë të LDK-së.

LDK - ibrahim-rugovakryesia-e-ldk
ibrahim-rugova1

Të ngjashme