Beqiri: Procedimi i demarkacionit nuk ndërlidhet me mocionin

Prishtinë | 06 Maj 2017 | 10:58 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, njëherësh edhe shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie Ismet Beqiri ka thënë se procedimi i demarkacionit nuk ndërlidhet me kërkesën e opozitës për mocionin ndaj Qeverisë.

Ai ka thënë se kryeministri Mustafa ka vlerësuar se tani është koha e duhur që demarkacioni të shkojë në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

“Sa i përket demarkacionit është thënë nga njeriu kompentent që do të përcillet në Kuvend dhe unë nuk mund të them se a është konsultuar me partnerin e koalicionit, por këtu nuk ka çfarë të konsultohet, sepse ju e dini që ky është një obligim ligjor edhe ju e dini poashtu që kërkesa e të gjithëve ka qenë edhe obligim i të gjithëve që kjo të bëhet dhe pse nuk është bërë deri më tani unë po e them që është vlerësuar deri në momentin kur do të duhej të bëhej”, ka thënë ai.

Duke e komentuar mocionin e opozitës, Beqiri ka thënë se nuk e di nëse do të kenë sukses, por që mbetet të shihet të mërkurën.

Këto komente Beqiri i bëri pas homazheve te varri i Fehmi Aganit.

Të ngjashme