Beqiri: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 11:30 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës se lufta që ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kanë bërë ka qenë e drejtë dhe nuk kanë kryer krime.

Ai tha se Kosova duhet të punojë që të ndërtojë institucione të drejta dhe të paanshme.

“UÇK-ja dhe qytetarët e saj nuk ka asnjë dyshim që kanë bërë luftë të drejtë, çlirimtare dhe kundër gjenocidit serb, e këtë fakt askush nuk mund ta mohojë sepse është realitet që dihet”, ka thënë Beqiri.

Sipas tij, organet shtetërore të drejtësisë duhet që të kryejnë detyrat e tyre pavarësisht rrethanave dhe për kë bëhet fjalë.

Të ngjashme