Berisha ankohet në Kushtetuese, synon rikthimin e mandatit të deputetit

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 13:07 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me votat nga ana e “Romani Iniciativ” në vendbanime me shumicë të komunitetit serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Ai thotë se përmes Gjykatës Kushtetuese synojnë rikthimin e mandatit në Kuvendin e Kosovës të humbur padrejtësisht për komunitetin egjiptian.

Ai shtoi se pret vendim meritorë nga Gjykata Kushtetuese, ngase sipas tij, në të kundërtën Graçanica, ku ai pretendon se u keqpërdorën votat, do te mbetet vatër e manipulimit.

“Unë po e vazhdoj këtë betejën tim, e cila veç është konfirmuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme që kjo ka qenë e orkestruar të votave si parti rome por votat i ka të marra në vendbanimet e komunitetit serb, dhe ne po kontestojmë që ai vendim cili ka qenë i pjesshëm dhe i njëanshme, dhe i padrejtë ndaj neve”.

“Pasi ju e dini që përfaqësuesit e komunitetit boshnjak është largu dhe vendimi ka qenë i plotë për ta, ndërsa për ne ka qenë i pjesshëm. Duhet t’i kthehet mandati komunitetit egjiptian dhe unë  kam shumë besim te Gjykata Kushtetuese sepse përndryshe komuna e Graçanicës ka me mbet vatra e manipulimit të votave”, tha ai.

“Në momentin kur u kërkua vota që të votohet Presidentja, përfaqësuesi i iniciativës erdhi dy ditë mbrapa dhe këtu ka diçka por edhe anulimi i votave të tyre shihet që ka gjëra të padrejta këtu”.

“Unë besoj fuqishëm që Gjykata Kushtetuese do marr vendim të formës së prerë dhe do heq votat e kontestuara dhe të vije rezultati i duhur, pasi nuk lejoj që gjykata do lejojë një deputet jo legjitim”, theksoi ai.

Berisha me ankesë do t’i drejtohet edhe Avokatit të Popullit.

Të ngjashme