Berisha: Fjalimi i djeshëm i Kurtit u prit të ishte i tillë

Prishtinë | 18 Shk 2022 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Hysen Berisha ka folur në lidhje me fjalimin e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme në seancën solemne.

Berisha u shpreh fjalimi i djeshëm i kryeministrit Kurti ishte i pritshëm, duke shtuar se edhe fjalimi i presidentes kishte defektet e veta sipas tij.

“Tash edhe fjalimet dhe gjithçka që bëhet në institucionet tona politike është çështja e përkatësisë politike të atyre që vlerësojnë në shumicën e rasteve që nuk është shumë korrekte, kur ka diçka të mirë dhe ja vlen të thuhet ajo duhet të thuhet, aq më tepër jemi në një seancë solemne e cila shënon përvjetorin e 14-të të shtetit të Kosovës. Duhet me nxjerr në pah të gjitha ato elemente, ato arritje që na përafrojnë dhe që na inkurajojnë për të shkuar tutje në avancimin e objektivit që kemi si shtet dhe si popull. Fjalimi i djeshëm u prit të ishte i tillë, fjalimi i kryeministrit nuk ishte i pari që kishte defektet e veta, por të njëjtat defekte kishte edhe i presidentes, është e papranueshme, është fyese për popullin për qytetarët që kanë rrugëtuar bashkë më Kosovën, të gjitha ato sakrifica deri te liria me klasën politike, nuk e ka përjetuar vetëm klasa politike sfidën e të bërit të shteti, por i mbarë populli, me theks të veçantë kategoritë e dala nga lufta”, u shpreh Hyseni.

Tutje, Hyseni theksoi se edhe mos përmendja e emrit të presidentit Ibrahim Rugova është fjalim i papranueshëm.

“Nuk përmendet ideatori vizionari, arkitekti, i pavarësisë, i shtetit të pavarur të Kosovës, nuk përmendet në asnjë kombinim fjalori, emri i presidentit Ibrahim Rugova, është fjalim i papranueshëm”, transmeto KlanKosova.

“E ka thënë shumë herë Hashim Thaçi, nuk mund të rishkruhet historia, është shkruar historia, kush ka qenë në anën e duhur të historisë kur atdheu të ka kërkuar dhe populli yt ka qenë, kush s’ka qenë ka kohë me përmisu veten me punë dhe me përkushtim”.

Të ngjashme