Berisha: Haki Abazi më tha po shkojmë me alltia

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme në media u raportua se Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi ka kërcënuar deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës Hisen Berishën me fjalët ” “Hisen Berisha, ose ulemi e sqarojmë atë çka me the, ose po shkojmë në alltia”.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Berishën dhe i njëjti pohoi se kishte pranuar një kërcënim të tillë ndonëse sipas tij ishte nën afekt.

“Po, u kry seanca edhe boni thirrjen e tillë, tha po shkojmë me alltia, por, ka reaguar nën afekt sepse ska logjikë. Kam qesh pak se unë në 98/99 kam qenë në Koshare e aj në Beograd”, tha Berisha për Insajderin.

Berisha gjithashtu tha se historia nuk mund të fshihet, dhe nuk bënë të fyhen veteranët.

“Pse i dhemb nuk bon mena fy kategorinë e veteranëve, sepse ai lexojke arkiva të Serbisë e unë kam plot mesazhe të kësaj kategorie që s’kan miell në shtëpi”, shtoi Berisha për Insajderin.

Në këtë, deputeti Berisha, ish komandant i luftës dhe nder ushtarakët e shquar, sipas dëshmisë së deputetëve tjerë, thuhet ti ketë thënë me një nënqeshje ironike se, “për këtë të dytëm është zanati im, edhe pse prej kohësh nuk kam prekë armë” kurse për punën tënde në Beograd në vitet ’98/’99, kur të duash shtrohemi dhe te dokumentoj veprimet tuaja”.

Gazeta Insajderi në anën tjetër ka kontaktuar edhe deputetin Abazi, por, ai nuk ka dashur të flasë për rastin.

“Jo nuk dua të përgjigjem, faleminderit”, tha shkurt ai.

Të ngjashme