Berisha i AAK-së kundër shtyrjes së zgjedhjeve: VV-ja po frikësohet

Istog | 11 Sht 2021 | 13:16 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e AAK-së Bekë Berisha, është kategorik kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale, duke pohuar se Vetëvendosje u frikësohet që ato të mbahen në këtë kohë.

Ai në një prononcim për Ekonomia Online thekson se partitë duhet që të vendosin se sa ditë do të ketë fushatë zgjedhore.

Edhe pse shprehet se janë duke shkuar në zgjedhje në gjendje të jashtëzakonshme, duke marrë për bazë pandeminë.

“Nuk jam për shtyrje të zgjedhjeve. Zgjedhjet duhet të mbahen sepse kemi filluar të bëjmë fushatën. Është edhe gjendje pandemike. Është çështje e partive politike për të vendosur se sa ditë do të ketë fushatë. Mirëpo nuk duhet të harrojmë që jemi duke shkuar në zgjedhje në gjendje të jashtëzakonshme”.

“Jam shkëputur pak prej këtyre informatave dhe konspiracioneve të qendrës sepse jam në fushatë intezive për Istogun. Ka mundësi edhe që frikësohen. Rezultati do të jetë i njëjtë edhe nëse i shtyjnë zgjedhjet”.

Berisha shprehet i bindur se do të jetë kryetar i komunës së Istogut prej datës 18 tetor, raporton EO.

Megjithatë ai foli edhe për punën e kryetarit të kaluar, duke e konsideruar të dobët me shumë probleme e korrupsion.

“Unë jam kryetar i komunës së Istogut prej datës 18 tetor. Komuna e Istogut ka shumë çështje të pazgjidhura. Kemi pasur një qeverisje jo të mirë për 20 vjet edhe Istogu ka nevojë për shumë gjëra. Së pari duhet të kryhen kanalizimet ndriçimi, uji i pijshëm dhe siguria nëpër shkolla. Shumë të dobët me shumë probleme, me shumë korrupsion”.

“Në Istog tashmë shumë kryetar dhe drejtorë janë të dënuar për mikroekonomi. Punën e mos menaxhimit të pandemisë ma mirë me than. Nuk kanë menaxhuar asgjë hiq. Gjendja është shumë e keqe ka te vdekur për çdo ditë, ka të infektuar për çdo ditë, masat që janë marrë nuk janë adekuate”.

Përderisa presidentja Vjsoa Osmani ka ftuar në takim partitë politike më 13 shtator në orën 17:00 për të diskutuar opinionin dhe rekomandimin e IKShP-së dhe Taskë Forcës anti-Covid për ndikimin që zgjedhjet mund të kenë në situatën pandemike nëpër të cilën po kalon Kosova.

Të ngjashme