Berisha i drejtohet Elbert Krasniqit: Eja të vendosim për interesin e egjiptianëve, ta gjejmë bashkë një ministër

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha i ka bërë thirrje deputetit të Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi që të ulen e të vendosin së bashku për komunitetin egjiptian.

Berisha me anë të një letre dërguar deputetit Krasniqi ka thënë se si dy përfaqësues të zgjedhur të komunitetit egjiptian duhet të bëhen bashkë përballë qeverisë në ardhje dhe të gjejnë një ministër që përfaqëson këtë komunitet, raporton Gazeta Express.

“Si dy përfaqësues të zgjedhur të komunitetit Egjiptian dhe duke e vlerësuar gabimin tonë të veprimit ndaras në qeverinë Kurti dhe humbjes së mundësisë për të drejtuar ministri në qeverinë në shkuarje, e ftoj deputetin Elbert Krasniqin që të ulemi dhe bashkërisht të vendosim për interesin dhe nevojat e komunitetit Egjiptian duke i paraprirë për të drejtuar ministri”, ka shkruar Berisha.

Deputeti i IRDK’së, Elbert Krasniqi i është bashkuar Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Thirrje vëllazërore dhe e sinqertë për IRDK-në dhe Kryetarin z. Elbert Krasniqi Duke mos dashur të ndërhyjë në…

Gepostet von Veton Berisha am Freitag, 1. Mai 2020

Të ngjashme