Berisha: Jam pro verifikimit të pasurisë së pajustifikueshme nëse nis nga qershori i vitit 1999

Prishtinë | 24 Shk 2022 | 12:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se do ta votojë projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, vetëm nëse nis nga viti 1999, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se nëse kjo ndodhë, do të jetë i pari që do t’i nënshtrohet verifikimit.

“Të fillohet nga qershori i vitit 1999, unë personalisht le të jem i pari që i nënshtrohem këtij projektligji. Por bëjeni një ligj që fillon nga qershori deri në ditën e sotme dhe jo vetëm i kategorive të caktuara, por për të gjithë që kanë pasuri të madhe, ne kemi filluar të pasurohemi pas lufte. Vota ime do të jetë pro nëse nis nga viti 1999”, tha Berisha.

Të ngjashme