Berisha: Kadri Veseli – arsyeja pse i hyra politikës, kam shumë për të dhënë

Prishtinë | 27 Sht 2019 | 16:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur për luftën e Koshares, Hisen Berisha, thotë se vendimi i liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për largimin e të gjithë zyrtarëve të korruptuar dhe mos inkuadrimin e tyre në qeverisjet e ardhshme, e ka shtyrë atë që t’i hyjë politikës.

Në një intervistë për EkonomiaOnline, Berisha thotë bagazhi i tij mëse 30 vjeçar në fushën e sigurisë, duke përmendur pjesëmarrjen në luftën e fundit, por edhe angazhimin e tij ta pasluftës në TMK, FSK, dhe në ndërtimin e Ushtrisë së Kosovës, e bën atë që të jetë njeri i duhur për skenën aktuale politike në vend.

“Kalimin në politikë e bëj nga piedestali nderit që më ka dhënë Forcat e Armatosura. e Kemi mundur Serbinë, gjithmonë në mbështetje të aleatëve dhe të Zotit. Kemi avancuar TMK-në si organizatë civile dhe e kemi futur në FSK me të cilin i kemi vënë themelet edhe programore. Kam qenë pjesë e rishikimit strategjikë të sektorit të sigurisë dhe e kemi ndërtuar komplet projektin për Forcat e Armatosura. E kemi dorëzuar planin gjithëpërfshirës të transformimit 10 vjeçar, i cili është analizuar në detaje gjithçka se kur Kosova mund të ketë kapacitetet e plota për mbrojtjen e integritetit territorial, për mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe për operacione ndërkombëtare që do ta mbështesin paqen kudo në botë”, thotë ai.

Ish-oficeri i lartë i UÇK-së, e vlerëson lart vendimin e Kadri Veselit për pastrimin e skenës politike, nga njerëz të korruptuar. Ai thotë se lideri i PDK-së, ka vënë një standard të ri , i cili u ka dhënë mundësi dhe hapësirë të gjithë intelektualëve që të japin kontributin në sferën e politikës.

“Kjo më ka dhënë të gjithë begrandin dhe bagazhim e nevojshëm intelektual dhe këtë e kam shfrytëzuar në mënyrë të mrekullueshme të jem pjesë e ekipit politik të liderit të PDK-së, i cili vendosi një standard të ri në politik. Cili është ai? Se nuk do të ketë më në listën e tij, e as në institucionet e ardhshme që do t’i udhëheqë ai njerëz me padi penale, pra njerëz të penalizueshëm. Kjo ka qenë një hapësirë e mirë ku një intelektual duhet ta shoh veten dhe në analizë me miq të mi, jo vetëm vendës, por edhe miq ndërkombëtarë, e përtej oqeanit kam ardhur te një përfundim se kjo është hapësira që duhet ta shfrytëzojnë njerëzit intelektualë”, thotë ai.

Hyseni thotë se asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ndonjë subjekti politik, por që tashmë e ka hapësirën e bollshme për t’i kontribuuar forcimit të shtetit.

“Unë kam gjetur veten dhe mundësitë të realizoj krejt dëshirën time për të bërë edhe më shumë për Kosovën, pasi e kam arritur atë kulmin që e ëndërron dhe e ka çdo oficer i karrierës. Dhe tashmë jam në ekipin politik, nuk kam qenë ndonjëherë në parti. As edhe në ish-armatën jugosllave:, thotë ai.

I pyetur nëse do të jetë i gatshëm të pranojë postin e ministrit të FSK-së, Hiseni thotë se është i gatshëm të japë kontribut në secilën fushë, pasi që të qenurit për më shumë se dy dekada në funksion të oficerit e ka kalit për çfarëdo sfide, raporton EO.

“Jam i gatshëm të jap kontributin politik në ekipin e Kadri Veselit ku do që ta vlerësojnë. Qoftë në fushën e mbrojtjes, qoftë të drejtësisë, qoftë edhe në fusha të tjera të drejtësisë, apo arsimit. Sepse aftësitë menagjeriale dhe njohuritë e informacionet e shumta, janë cilësi e ushtarakëve që arrijnë deri në nivelin që janë oficerë për strategji. Pse po e them. Me ndërtua strategji të mbrojtjes dhe të sigurisë Do të thotë me i pas në konsideratë të gjitha fuqitë nacionale që ka ai shtet. Dhe kjo më na bërë që të kem informacion nga çdo segment i jetës që zhvillohen në Kosovë, duke filluar prej tokës, ajrit, ujit, popullit, natalitetit, mortalitetit, zhvillimit ekonomik, shkallës së zhvillimit, GDP-së, mirëqenies sociale, etj, etj”, përfundon ai.

Hisen Berisha ka qenë komandant i Batalionit I të Brigadës “Agim Ramadani” të UÇK-së, ndërsa në zgjedhjet e 6 tetorit kandidon për deputet përmes PDK-së me numrin 41.

Të ngjashme