Berisha: Kurti e shpërbleu Iniciativën Rome me një zëvendësministër

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka thënë se Albin Kurti e ka shpërblyer Iniciativën Rome me një zëvendësministër, në këmbim të votave për kryeministër dhe presidente.

Më tutje Berisha në emisionin “Frontal”, në T7 ka thënë se ky vendim i Kurtit ishte i panevojshëm.

“Z.Kurti do të duhej që këtë mundin tonë të daljes, dhe të insistimit që ta luftojmë ndikimin serb në Kosovë, ai nuk do të duhej që t’i shpërblente ata. Ai I shpërbleu. Ju dha një pozitë të zëvendësministrit, pa pasur nevojë. Fadil Gashi para presidentit e ka votuar edhe Kurtin”, ka deklaruar Berisha. 

Të ngjashme