Berisha: Kurti është një “kafshë politike”

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 22:12 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpjeguar në emisionin Zonë e Lirë arsyet se përse mbështet Albin Kurtin që njihet si një i majtë. Në emisionin “Zonë e lirë”, Berisha tha se e kishte pëlqyer gjithmonë idëne e Vetëvendosjes për bashkim kombëtar, por kontaktet me të i ka pasur të pakta.

“Unë mendoj se në skenën politike shqiptare, Albin Kurti është një politikan me një fibër të fortë politike, po të përdorim një shprehje të huaj ai është një “kafshë politike”, me instinkte dhe ka një karrierë të gjatë që nga burgjet.

Ka arritur krejtësisht me talentin dhe vendosmërinë dhe instinktet që 2 herë radhazi ai ishte parti e parë. Ka dalë dy palë zgjedhje me radhë parti e parë dhe pa ndihmën e ndonjë njeriu dhe me Vjosa Osmanin u mandatuan të qeverisin së bashku.

Ky është një ndryshim historik. Fitoi Kosova dhe këto janë zgjedhje historike. Kurti ka dallime nga Tsipras. Ky i fundit është rritur në krah të një miliarderi. Ky ka pasur mbështetës Adem Demaçin derisa ai ishte gjallë.

A do përhapet kjo lëvizje në rajon? Ai është i ri, por ka një karrirë politike të gjatë. Ai është farkëtuar në burgje, protesta, demonstrata. Tradicionalisht nuk kam pasur lidhje me Kurtin. Nuk kam asnjë marrëveshje me të.

Me të kemi pasur mendime të njëjta ndaj një problemi apo akti të paimagjinueshëm të copëtimit të Kosovës nga Baton Stanishici dhe Zografi Bis.

Ç’më lidh me Albinin e majtë? Unë jam për Kosovën e fortë. Një shtet të fortë dhe të pavarur dhe që ka një të ardhme të shkëlqyer. Kush e lexon mandatin duket se sovrani ka mandatar ndryshimin.

Historikisht kam pëlqyer projektin e Vetëvendosjes. E kam pëlqyer edhe ndryshimin që ai i bëri idesë së tij. Kur ka bërë veprime të papëlqyeshme në parlament dhe unë e kam thënë, por ideja e bashkimit kombëtar është e pëlqyeshme” – tha Berisha.

Të ngjashme