Berisha: Legjislatura aktuale s’ka moral të flas për UÇK-në

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 15:03 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti nga radhët e partisë NISMA për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se legjislatura aktuale nuk ka moral të flasë për UÇK-në, e madje as t’i shkojë në mendje që të flasë për të.

“Ne sot kemi thirrur një seancë koti. Kjo seancë është e thirrur sa për t’ju hedhur hi syve qytetarëve dhe të palarat që i ka bërë ky Kuvend për t’u arsyetuar para qytetarëve. Ky Kuvend, veçanërisht kjo legjislaturë, nuk ka moral për të folur për UÇK-në”.

“Është kjo legjislaturë që ka nxjerrë ligje e ka nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare për të luftuar UÇK-në”, tha Berisha, duke kërkuar që presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, të shpallet tradhtar i vendit me rezolutë.

Të ngjashme