Berisha: Lista Serbe po e pamundëson mbajtjen e seancës

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 18:06 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, tha se Lista Serbe është faktori kryesor që po e pamundëson mbajtjen e seancës.

“Lista Serbe ende vazhdon të jete e ndikuar nga Beogradi. Ne jemi të gatshëm për seancë. Nisma do ta luajë rolin e saj për përgjegjësit. Aktualisht Lista Serbe është i vetmi problem dhë më e keqja është se nuk kanë kërkesa”.

I pyetur nëse Limaj është i gatshëm ta marrë rolin e kryenegociatorit, Berisha  deklaroi se ai është figura e duhur që duhet të udhëheqë me këtë proces, raporton Ekonomia Online.

“Në mënyrën më përfekte zotëri Limaj mund ta përfaqësojë Kosovën, për atë edhe është propozuar”, tha ai.

Të ngjashme