Berisha: Lista serbe zëdhënëse e Qeverisë së Vuçiqit

Prishtinë | 09 Shk 2017 | 14:38 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, gjatë interpelancës së kryeministrit Isa Mustafa, ku po bisedohej për situatën në veri të vendit, ka thënë se kryeministri Mustafa po e keqpërdor që shumë herë qëndrimin e opozitës për çështjen e dialogut, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se janë për dialog, por jo për një dialog të tillë siç është tani.

“Jemi për një dialog por jo siç është tani. Lista serbe vazhdon të jetë zëdhënëse e Qeverisë së Vucicit”, ka thënë ai.

E, sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Berisha ka thënë se Asociacioni është kulmi i realitetit të hidhur që kjo Qeveri po mundohet ta krijojë.

Të ngjashme