Berisha: Në 21-vjetorin e rënies nderime po i bëjmë me misionin e ri si Forcë e Kosovës

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 10:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 21-vjetorit të rënies së familjes Jashari, homazhe në Prekaz ka bërë edhe Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.

Berisha me këtë rast ka thënë se sot më mirë se kurrë i bëjnë nderime kësaj familje me misionin e ri, atë të FSK-së si Ushtri.

“Kemi ardhur këtu për të respektuar familjen Jashari e cila bëri sakrificën për Kosovën. Ne këtë vit më mirë se kurrë po i bëjmë nderime nën misionin e ri si Ministri e Mbrojtjes së Kosovës. Për çka Adem Jashari luftoi. Tashmë kemi një mision të ri dhe jemi të formuar. Lavdi të gjithë dëshmorëve”, tha Berisha.

Të ngjashme