Berisha: Në Prizren jemi të parët

Prishtinë | 28 Mar 2017 | 08:05 | Nga

Kandidati i Nismës për kryetar të Komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, ka bërë me dije se ky subjekt politik është i pari në këtë qytet.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë një sondazh i brendshëm i Nismës tregon se ky subjekt politik është para PDK-së dhe LDK-së rreth 6 për qind në Prizren.

Duke u shprehur i bindur në fitoren e tij në zgjedhjet lokale në Prizren, Berisha ka thënë se qytetarët e kësaj komune ndryshimet pozitive i shohin vetëm me triumfin e Nismës.

Sipas Berishës, me fitoren e tij Prizrenin do t’ua kthejë qytetarëve. Ai ka bërë me dije se Nisma po forcon degët e saj pasi, sipas tij, Kosova ka hyrë në një vit zgjedhor.

“Mosfunksionimi i koalicionit qeverisës PDK-LDK-Lista Serbe na jep të kuptojmë se zgjedhje të parakohshme parlamentare mund të kemi shumë shpejt”, ka thënë Berisha.

Zafir Berisha

Të ngjashme