Berisha nga Partia Egjiptiane: Partia “Romani Iniciativa” produkt i Listës Serbe

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) Veton Berisha përmes një njoftimi për media thekson se kjo parti është informuar nga mediumet për një version të ri politik, i cili dirigjohet nga Subjekti Politik “Lista Serbe” se kinse janë formuar dy subjekte politike të komuniteteve joshumicë të cilat janë nën kontrollin e këtij subjekti politik.

Ai tha se fillimisht PLE e ka konsideruar këtë informatë si formë e fushatës parazgjedhore por pas rezultateve zgjedhore të publikuara nga KQZ në disa Komuna të Kosovës, vërehet qartë se subjekti politik “Romani Iniciativa” është produkt i Listës Serbe sepse ky subjekt politik ka marrë një numër të madh të votave në vendbanime ku nuk jeton fare komuniteti rom.

“PLE, veprimet e tilla i konsideron si shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe votës së lirë prandaj PLE fton misionet diplomatike, subjektet politike dhe organet e tjera të drejtësisë që të reagojnë ndaj kësaj padrejtësie sepse nëse tani nuk do të reagohet, kjo praktikë do të bëhet në të ardhmen precedent i rrezikshëm, i cili do të cenojë të drejtën e votës së lirë të qytetarëve”, thotë Berisha.

Sipas tij, PLE do të presë deri në rezultatet preliminare dhe pas publikimeve të tyre, do të ndërmerr veprime të tjera procedural sipas ligjeve në fuqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme