Berisha: Nuk ka balotazh, PDK sonte feston

Drenas | 04 Dhj 2016 | 20:16 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Drenas është e bindur se i ka fituar zgjedhjet e sotme, madje pa shkuar në balotazh.

Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të PDK-së në Drenas, Betim Berisha, tha se dalja e gati 22 mijë qytetarëve në zgjedhje nënkupton fitore për kandidatin e tyre, Ramiz Lladrovci.

“Nuk ka balotazh. Sonte, PDK-ja feston”, tha Berisha, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, rezultatet preliminare priten rreth orës 21.

Të ngjashme