Berisha paralajmëron protesta për vdekjen e të riut në stacionin e policisë në Kavajë, kërkon dorëheqjen e ministrit të brendshëm

Prishtinë | 06 Maj 2022 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha njoftoi se nesër do të ketë protesta paqësore para stacioneve të policisë në të gjithë vendin pas rastit të vdekjes së një të riu në Komisariatin e Policisë së Kavajës.

Berisha kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe njoftoi protestat me titull “Stop torturave dhe vrasjeve në qeli”.

“Qelitë janë kthyer si birucat e sigurimit të shtetit”, tha Berisha në një konferencë për mediat teksa komentoi ngjarjen e fundit të Komisariatin e Kavajës. Nuk ka vend të lirë të botë që një hark 5-vjetor të regjistrojë 2 vdekje të të rinjve në komisariatet e policisë. Nuk ka ndodhur kurrë kjo që 30 vite. A u shtrua një terror i madh psikologjik ndaj Ilvi Metës që ai vendosi të vetëvritej? Kavaja vuan shumë nga një rrjet grabitës, por kjo nuk do të thotë të vriten njerëzit në qeli. A e vari dikush atë?”, u shpreh Berisha.

Të ngjashme