Berisha: Përgjegjësia për secilin fëmijë që është në rrugë bie mbi institucionet

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Veton Berisha, ish-deputet nga Partia Liberale Egjiptiane, ka thënë se institucionet janë përgjegjëse për fëmijët lëmoshëkërkues.

“Përgjegjësia për secilin fëmijë që është në rrugë bie mbi institucionet. Gjendja ekonomike është shkaktari kryesor i kësaj situate”, ka thënë Berisha në Info Magazine.

Sipas tij fëmijët janë kategoria që konsiderohet që përgjegjësi dhe kompetencë për të vepruar i vetëm andaj sipas tij ata janë të ndikuar.

“Një fëmijë sot që unë e kam takuar në rrugë do të duhej të ishte në shkollë. Dhe ai fëmijë e ka një mësues mbrapa dhe një drejtor shkolle që do të duhej ta identifikonte mos prezencën e fëmijës në shkollë. Dhe normalisht duhet të vepronte. Pasi Mësuesi është institucional”, ka thënë Berisha.

Berisha ka theksuar se ekziston ligji për skema sociale por që sipas tij është një ligj diskriminues.

“Ligji për skema sociale është ligj diskriminues, është ligj i cili i shtynë këto familje e këta fëmijë që të dalin në rrugë. Mos mbështetja institucionale mos koordinimi në mes të institucioneve, sidomos qendrat e punës sociale bëjnë që ata të dalin në rrugë”, është shprehur Berisha.

“Ligji i skemës sociale në momentin që fëmija i mbush 5 vjet ia ndalon socialin, në momentin as atë social nuk e mer, ose i ndahen familja dhe i krijojnë probleme”, ka vazhduar ai.

Sipas tij ligji për skemën e ndihmës sociale, është jetike pasi lëmoshëkërkuesit mund edhe të punësohen dhe të krijojnë të ardhura por ligji i tanishëm sipas tij nuk i jep të drejtë.

Të ngjashme