Berisha: Qeveria nuk po punon për sigurimin e vaksinës, furnizimi me ilaçe është skandaloze

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 15:55 | Nga Fitore Berisha

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se  Qeveria nuk ka bërë përpjekje për sigurimin e vaksinave anti-Covid, raporton Ekonomia Online.

Tutje, Berisha ka tha se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk e ka nënshkruar kontratën për vaksina në prill, e si pasojë e kësaj kjo është shtyrë për në muajin shtator.

“Me bindje mund të them se situata është duke u rënduar. Sot kur po flasim për pandemi do të duhej që 50% e popullatës të vaksinohen por kjo nuk ka ndodhur. Nga ana e qeverisë nuk kemi parë përpjekje për sigurimin e vaksinës”.  

“Ministri Arben Vitia në vend të angazhohej për sigurimin e vaksinës merret me inate politike. Ai nuk pranoi kontratën për sigurimin e vaksinës. Me 15 prill ministri Vitia është dashur ta nënshkruajë kontratën dhe këtë nuk e bëri dhe është shtyrë deri në muajin shtator. Kosova është ndër vendet e rralla që ka pak popullatë të vaksinuar”.

Më tej, Berisha tha se furnizimi me ilaçe nëpër spitale është skandaloze.

Të ngjashme