Berisha: Me ratifikimin e Demarkacionit do të rrezikohet siguria në vend

Prishtinë | 11 Kor 2016 | 13:34 | Nga

Qeverisë së Kosovës i është kërkuar nga BE-ja që Demarkacioni të ratifikohet para pushimeve verore, mirëpo dihet se kjo është çështje e papranueshme nga opozita, dhe siç kanë bërë të ditur kjo marrëveshje do të kundërshtohet në forma të ndryshme.

Deputeti i Nismës Zafir Berisha, ka thënë për Botapress se BE-ja është duke bërë presion të pa arsyeshëm dhe jo demokratik sa i përket ratifikimit të kësaj marrëveshje duke e fajësuar qeverinë që sipas Berishës është e korruptuar dhe jo stabile.

“Presioni nga BE-ja nuk është i arsyeshëm dhe nuk është demokratik për faktin se kemi vendi që janë anëtare të BE-së dhe nuk i kanë të zgjidhura ende këto probleme, mirëpo kur ke një qeveri të korruptuar dhe jo stabile në krye, normal që dalin kritere e kritere….

“Si opozitë edhe për kundër këtij presioni jo të arsyeshëm ne nuk do të votojmë për ti dhënë tokë një shteti tjetër në këmbim të lëvizjes së lirë, liria e lëvizjes është diçka normale dhe demokratike dhe burgosja kolektive e një populli siç është duke ndodhur me qytetarët e Kosovës që nga paslufta është shkelje e demokracisë bazë që vetë Evropa e treum betohet dhe thirret në të”.

Ndërsa i pyetur se a rrezikohet situate e sigurisë në vend, nëse qeveria kërkon ratifikim e Demarkacionit Berisha tha se nuk duhet quar larg mëndësh këtë.

“Shumë afër mëndësh është që rrezikohet siguria e vendit nëse Qeveria kuislingë e I.Mustafës dhe koalicioni PDK/LDK/SERBIA tenton njëanshëm dhe në kundërshtim me fakte ekzistuese të miratojë Marrëveshjen e dëmshme për Demarkacionin” tha Berisha për Botapress

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme