Berisha takim me përfaqësuesit e KDI-së

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit të Ksoovës, nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, sot është takuar me ekipin e Institutit Kosovar për Demokraci, i kryesuar nga drejtori Ismet Kryeziu.

Berisha njoftoj se me drejtorin Kryeziu  diskutuan çështjet që lidhen me ngritjen e mbikëqyrjes parlamentare dhe rritjen e llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve që mbikëqyren nga Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

“U zotova se do të jem i hapur të bashkëpunoj me akterë të shoqërisë civile që janë të specializuar në këtë fushë në mënyrë që institucionet vitale të sigurisë t’i fusim nën ombrellën e mbikëqyrjes parlamentare”, shkruan Berisha në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme