Berisha thotë se AAK-ja përkrahë vetëm Haradinajn për president

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka paralajmëruar se kjo parti s’do të votojë asnjë kandidat tjetër për president, përpos Ramush Haradinaj.

Ai tha se AAK nuk heq dorë nga kandidatura e Ramush Haradinajt për president. Madje, sipas Bekë Berishës, nuk e kupton pse diskutohet mundësia që AAK të heq dorë nga posti i presidentit.

“Ne qëndrojmë veç me kandidaturën tonë. Kjo dihet nuk e di pse keni dilema për këtë punë”, thotë Berisha.

Vjosa Osmani aktualisht mban postin e UD.së Presidentit pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë, për shkak të shkuarjes për në Hagë, ku po gjykohet nga Gjykata Speciale.Në zgjedhjet e fundit të mbajtura me 14 shkurt, dy parti hynën në garë edhe me kandidatë për president, përveç atyre për kryeministër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme