Berlin, përfundon takimi për linjën hekurudhore Kosovë-Serbi

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar takimi në Berlin për rihapjen e trafikut hekurudhor midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Tanjug, ky takim i organizuar nga ambasadori Richard Grennel ka zgjatur më shumë se tre orë.

Ende nuk dihen detajet e këtij takimi.

Por kujtojmë se ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, i ka autorizuar dy persona për t’i negociuar detajet në Berlin rreth marrëveshjes hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mësohet se emrat e dy zyrtarëve që e përbëjnë delegacionin kosovar janë:  Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugore.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth këtij delegacioni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme