Berlini e Parisi paralajmërojnë lidershipin për pasoja të rënda

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 08:06 | Nga

Në kohën kur pushteti është duke shqyrtuar opsionet për ta paralizuar Gjykatën Speciale, në Kosovë ka arritur një delegacion i përbashkët franko-gjerman për një vizitë “urgjente” me misionin për shuarjen e çfarëdo nisme për shfuqizimin e kësaj gjykate, shkruan sot Koha Ditore.

Delegacioni ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj dhe presidentin Hashim Thaçi, si iniciatorë të nismës për shfuqizimin e Speciales.

Gjatë takimeve me dy liderët shtetërorë, sipas burimeve të sigurta të gazetës, zyrtarët nga Berlini dhe Parisi ua kanë tërhequr vërejtjen atyre se shfuqizimi i Gjykatës Speciale do të përcillej me “pasoja të rënda” për lidershipin e vendit.

Zyrtarët nga Berlini e Parisi të mërkurën janë takuar edhe me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa të enjten do të takohen edhe me përfaqësuesit e LDK-së dhe me përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme