Bërnabiq kapet për Kurtin ndërsa flet për raportet me SHBA-në: Është Hitler i vogël

Prishtinë | 27 Pri 2022 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq e ka zënë në gojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke folur për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Washingtonit.

Bërnabiq mendon se këto marrëdhënie kanë ndryshuar nga nisma e Ballkanit të Hapur.

“Ajo që ka ndryshuar është se ata tani dëgjojnë edhe anën tonë të argumenteve… Ata janë më eksplicit se BE-ja në atë kritikë ndaj Prishtinës dhe Albin Kurtit, për atë që nuk është bërë dhe për qëndrimin e tyre të pasinqertë, duke mos u formuar Asociacionin”, ka thënë Brnabiq për TV Pink.

E pyetur për ta komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Nikolla Selakoviq, i cili e quajti “Hitler të vogël” kryeministrin e Republikëssë Kosovës, Bërnabiq – siç nuk mund të pritej më shumë prej saj – e tha po të njëjtën gjë.

“Ai përpiqet ta krijojë një Shqipëri të Madhe, dhe kjo është ajo që propaganduan nazistët. Është adekuate ta quash Kurtin Hitler i vogël” tha Bërnabiq.

Sipas saj, në Kosovë ka shqetësim se situata mund të përshkallëzohet.

Ajo foli edhe për punën e mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga ana serbe. Presioni që Serbia ta bëjë këtë tha se është i përditshëm.

Të ngjashme