Bërnabiq pas përplasjes me Kurtin: Ai e mori përgjigjen adekuate

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha se takimi brenda Samitit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë ishte më i vështirë nga sa priste, duke deklaruar se ishte më shumë një hyrje në ngjarjet e ardhshme, duke përfshirë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, sesa diskutim për çështjet rajonale. Ajo foli me theks të veçantë për përplasjen që e pati me Kurtin.

Bërnabiq u tha gazetarëve se ajo u përpoq të përqendrohej në rezultate të mira dhe bashkëpunim në rajon dhe se “dikush tjetër” (duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurt) transferoi bisedën në fushën e politikës.

“Por nëse doni të flisni për politikë, atëherë ne jemi këtu për të thënë faktet, por gjithashtu se bashkëpunimi është i rëndësishëm”, tha Bërnabiq.

Përveç saj dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, kryeministri shqiptar Edi Rama gjithashtu morën pjesë në Samit.

E pyetur nëse ajo pati mundësi të fliste me kryeministrin e Kosovës, Bërnabiq tha se Kurti provokoi.

“Unë mendoj se kishte provokime dhe idetë e tij rreth asaj se si duhet të duket bashkëpunimi rajonal, por unë mendoj se ai mori një përgjigje adekuate dhe situatën faktike”, tha Bërnabiq.

Kur u pyet se cilat ishin ato ide dhe cila ishte përgjigjja, kryeministrja serbe tha se nuk ishte e sigurt se sa mund të fliste për këtë, sepse gjithçka po ndodhte pas dyerve të mbyllura.“Ai foli për mënyrën se si nuk është më e mundur të bashkëpunosh kështu por në një format tjetër në të cilin Kosova dhe Serbia janë partnerë të barabartë”, tha Bërnabiq

.“Serbia është shtet sovran, Kosova jo, dhe është më mirë të lihen gjëra të tilla për dialog”, shtoi ajo.Për këtë përplasje, pas Samitit foli edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se gjithçka nisi pikërisht për çështjen e njohjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme