Besa Ismaili i thotë Arben Gashit: Mos e luaj rolin e zëdhënësit të Qeverisë

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Derisa po mbahet interpelanca e kryeministrit Avdullah Hoti e ftuar nga PDK-ja në lidhje me dialogun me Serbinë, deputetët po diskutojnë për çështjen e të pagjeturve si brengë e shumë familjeve tash e 21 vite pas luftës.

E deputetja Besa Ismaili, ka ftuar shefin e grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi, mos ta luaj rolin e zëdhënësit të qeverisë.

“Ne po diskutojmë për një temë kaq të ndjeshme siç është çështja e personave të pagjetur dhe po flasim për arritje e pakta që janë bërë në këtë drejtim nga ana e Qeverisë Hoti. Ftoj kolegun tonë, shefin e grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi të mos e luaj rolin e zëdhënësit”, tha Ismaili.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme