Besa Shahini: Ky është pushteti i Vetëvendosjes, keni akoma dilema?

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 22:57 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministrja e arsimit në Shqipëri Besa Shahini, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.

Shahimi në shkrimin e saj në facebook thotë se Kurtit ju deshëm më pak se dy javë të shfaqte ambicjen për kapje totale të shtetit.

“Autoritar, populist dhe i dëmshëm për demokracinë dhe shoqërinë – ky është pushteti i Vetëvendosjes. Keni akoma dilema?” shkruan Shahini në Facebook.

Postimi i plotë:

Ju që argumentonit se na duhen së paku 100 ditë apo 6 muaj që të shohim tamam se si do të qeverisë VV, dhe shfaqnit padurim me kritikët e pushtetit të ri, Kurti ju dha një përgjigje marramendëse sot. Iu deshën më pak se dy javë të shfaqte gjithë ambicjen për kapje totale të të gjitha institucioneve. Kur ai thotë “krejt”, kjo do të thotë KREJT.

Autoritar, populist dhe i dëmshëm për demokracinë dhe shoqërinë – ky është pushteti i Vetëvendosjes. Keni akoma dilema?

Të ngjashme