Besian Mustafa në krye të degës së katërt të LDK-së në Prishtinë

Prishtinë | 08 Qer 2019 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Delegatët e Degës së Katërt të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë kanë zgjedhur sot Besian Mustafën kryetar të ri të kësaj dege.

Mustafa është zgjedhur kryetar i Degës së Katërt të LDK-së në kryeqytet me shumicë votash, duke e mposhtur kundërkandidatin e tij, Arben Gashi.

Në garë për kryetar të kësaj dege ka qenë edhe deputeti tjetër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, por ai është tërhequr nga kandidimi disa javë më parë.

Derisa, Besian Mustafa ishte propozuar për kryetar të kësaj dege nga struktura e LDK-së e përbërë nga grupi i ashtuquajtur i Llapit, në krye me Agim Veliun. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme