Besian Mustafa tregon se çka u diskutua në takimin e Abdixhikut me deputetët e LDK-së

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 15:42 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i zgjedhur dhe njëherësh ministër në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, tha se në takimin me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë diskutuar për seancën konstituive të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

“Sot me kryetarin Abdixhiku ishte takim konsultativ me deputetë, për të diskutuar procesin e seancës themeluese të Kuvendit. Të premtën do të jetë në takim me Kurtin. Takimi ishte konsultativ me Grupin Parlamentar”, tha Mustafa.

Mustafa nuk u përgjigj nëse do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente, vetëm tha se kryetari, Abdixhiku është përgjigjë në këtë pyetje në një intervistë gjatë ditës së djeshme.

Abdixhiku ka thënë se vendimin do ta merr pas takimit me Kurtin dhe Osmanin që do të zhvillohet të premten.

Të ngjashme