Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së

Prishtinë | 01 Nën 2018 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës, në mbledhjen e fundit të Kryesisë, caktoi Besian Mustafa për zëdhënës të kësaj partie.

Besian Mustafa,  ishte Kryeshef i Agjencisë për Investime dhe Përkrahje te Ndërmarrjeve KIESA, punoi si udhëheqës në menaxhimin e investimeve dhe riskut në bankat komerciale të Kosovës dhe kontribuoi në themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Është i shkolluar në SHBA. Diplomë të Shkollës së Mesme në Ilionis të SHBA-së, Bachelor i Shkencave në drejtimet financa dhe kontabilitet në Pensilvani dhe Master në Administrim të Biznesit në New York.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme